Site icon Telegrafi

Hamasi publikon pamje të reja nga luftimet kundër ushtrisë izraelite

Militantët e Hamasit palestinezë kanë publikuar pamjet e reja, që pretendohet se shfaqin sesi pjesëtarët e këtij grupi shtien mbi trupat izraelite në jug të Gazës.

Gjithashtu thuhet se videoja është realizuar në Khan Younis, qytet ky ku ditëve të fundit po zhvillohen luftime të ashpra, transmeton Telegrafi.

E kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se ditëve të fundit , dhjetëra grupe të Hamasit janë dorëzuar para forcave izraelite, që është një tregues i “mossuksesit të Hamasit”.

Lexo po ashtu IDF-ja izraelite furnizon ushtarët e vet në Gazë, u hedh me parashutë mbi 7 mijë litra ujë

“Ditëve të fundit, dhjetëra terroristë të Hamasit janë dorëzuar te forcat tona. Dorëzuan armët dhe u dorëzuan te luftëtarët tanë të guximshëm. Do të nevojitet kohë, ky është fillimi i fundit të Hamasit”, ka thënë Netanyahu.

“Kam një porosi për terroristët e Hamasit  – ka përfunduar. Mos vdisni për Yahya Sinwar. Dorëzohuni sa më parë”, shtoi kryeministri izraelit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version