Derisa luftimet mes militantëve të Hamasit dhe ushtrisë izraelite po vazhdojnë pas sulmit të befasishëm të premtes mbi territorin e Izraelit, të dyja palët po vazhdojnë të japin të dhënat më të fundit për numrin e të vrarëve.
Nga ministria palestineze e Shëndetësisë është bërë e ditur se mbi 830 palestinezë, ndërsa nga Tel Avivi kanë njoftuar se deri më tani kanë numëruar mbi 1 mijë izraelitë të vrarë, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër Hamasi duket sikur është përgatitur prej kohësh për këtë sulm, për faktin se ka publikuar një video ku shfaqet një depo nëntokësore e raketave.
E kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se sulmet ajrore të izraelitëve mbi caqet e Hamasit në Gazë, janë vetëm fillimi, duke paralajmëruar se nuk do të ndalen deri në eliminimin e pjesëtarit të fundit të Hamasit.
Madje është urdhëruar rrethimi i plotë i Gazës, nga ku edhe kishin filluar të lëshohen raketa dhe që për cak kishin qytetet izraelite. /Telegrafi/
Hamas terrorists showed what an underground missile storage looks like, as well as footage of the launch. pic.twitter.com/5wwx2zTeso
— NEXTA (@nexta_tv) October 10, 2023