Hamasi publikoi sot një video të të ndjerit Ori Danino, një nga gjashtë pengjet izraelite që u gjet i vdekur në Gaza.
Videoja fillon me një montazh të fotografive të gjashtë pengjeve të vdekur që dyshohet se Hamasi i vrau pak para se të gjendeshin prej forcave izraelite në një tunel nën Rafah.
Danino pasi prezantohet, tregon se ku ka lindur dhe zbulon vendin ku është marrë peng, shkruan jp.
“Kushtet tona të jetesës janë shumë të vështira, nuk ka ushqim, ujë e rrymë”, thotë ai gjersa shton se ka të shtëna dhe bombardime pa pushim.
⚡️BREAKING: Al-Qassam Brigades just released the video of the SECOND dead Israeli ‘Hostage’.
Al-Qassam Brigades:
“Ori Danino: People of Israel, Do not neglect us” pic.twitter.com/Ax3ivPIA8t
— Suppressed News. (@SuppressedNws) September 3, 2024
Ai fajëson kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe kabinetin e luftës se kishin “dështuar më 7 tetor”.
“Sot po përpiqeni të na vrisni njëri pas tjetrit në përpjekjet e dështuara për shpëtim”, deklaroi Danino gjersa iu lut popullit izraelit “mos na lini pas dore”.
Në fund të videos shfaqen fjalët që thonë “Marrëveshje shkëmbimi = liri dhe jetë. Presioni ushtarak = vdekje dhe dështim”.
Ndryshe, Hamasi gjatë ditës së sotme ka publikuar edhe videon dyminutëshe të Eden Yerushalmi, e cila u gjet e vdekur ditë më parë. /Telegrafi/
Hamas didn’t just execute the hostages. It filmed them first. This is Eden Yerushalmi, in the clip her family approved for release.
Hamas is a death cult. It must die. pic.twitter.com/8aBUotZgAy
— Eylon Levy (@EylonALevy) September 2, 2024