Site icon Telegrafi

Hamasi publikoi një video të luftimeve nga veriu i Gazës – shkatërrohen një numër i madh tankesh izraelite

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Al-Qassam, publikoi një video të luftimeve nga veriu i Gazës, duke treguar anëtarët e saj duke gjuajtur raketa antitank ndaj tankeve izraelite.

Videoja tregon anëtarët e Hamasit duke gjuajtur raketa Yasin-105 të prodhuara në Gaza ndaj tankeve Merkava të përdorura nga ushtria izraelite. Nga pamjet është e vështirë të përcaktohet se sa dëme janë shkaktuar në automjete.

Videot janë dëshmi se Izraeli dështoi në qëllimin për të shkatërruar Hamasin dhe se pas tërheqjes së ushtrisë izraelite nga pjesë të Gazës, Hamasi arriti të krijojë shpejt organet e tij.

Në fund të javës së kaluar, Izraeli sulmoi sërish kampin Jabaliya në veri të Gazës, ku më parë pretendonin se Hamasi ishte shkatërruar. Ushtria izraelite gjithashtu filloi të operojë në zonën Zeitoun në Gazën qendrore dhe sulmet në zonën Rafah në kufirin Gaza-Egjipt.

Disa ekspertë izraelitë thonë se strategjia aktuale e luftës e kryeministrit, Benjamin Netanyahut, e cila synon të shkatërrojë plotësisht Hamasin në Gaza, është e gabuar dhe joreale, sepse i mungon një vizion afatgjatë.

Lexo po ashtu Protestuesit izraelitë ndaluan ndihmat për Gazën - shkelën paketat ushqimore, grisën thasët me grurë

“Strategjia izraelite nuk është e mirë. Taktika e spastrimit dhe degradimit të pafund të aftësive të Hamasit duke shmangur përgjegjësinë për drejtimin e Gazës nuk do të funksionojë”, tha Danny Orbach, historian ushtarak në Universitetin Hebraik të Jerusalemit.

Deri më tani, Izraeli ka pranuar se ka humbur më shumë se 270 ushtarë në ofensivën tokësore në Gaza. Ata pretendojnë se kanë vrarë më shumë se 13 mijë anëtarë të Hamasit në Rripin e Gazës. /Telegrafi/

Exit mobile version