Site icon Telegrafi

Hamasi prodhon snajperët e vetë

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Al-Qassam, publikoi një video të procesit të prodhimit të snajperit të saj, “Ghoul”.

Është interesante se kjo është hera e parë që Brigadat zbulojnë në detaje procesin e prodhimit të armës Ghoul, e cila mban emrin e inxhinierit Adnan al-Ghoul, zyrtar i lartë i al-Qassam që u vra nga Izraeli në vitin 2004.

Lexo po ashtu Shkon në 20 mijë numri i të vrarëve në Gaza, thotë Hamasi

Arma Ghoul u prezantua për herë të parë në vitin 2014, gjatë pushtimit të dështuar izraelit në Rripin e Gazës. Mediat perëndimore i kushtuan vëmendje të veçantë kësaj arme zjarri.

Në atë kohë, media si ajo amerikane The Washington Post pretendonin se Hamasi nuk kishte marrë njohuritë apo ekspertizën për të prodhuar armë të tilla.

Në gusht të vitit 2014, WP publikoi një artikull ku thuhej se Ghoul është në të vërtetë një armë snajperi austriak Steyr HS.50.

Edhe pse të dy armët janë shumë të ngjashme, meqenëse Ghoul është një armë me inxhinieri të ndryshme, artikulli më pas paraqiti prova se Brigadat al-Qassam nuk prodhuan versionin e tyre të armës.

“Pretendimi i Hamasit se e ka prodhuar këtë armë në vend është krejtësisht i rremë – nga ajo që shihet në video, është e qartë se është një pushkë austriake Steyr HS.50”, tha Charles Lister për WP në atë kohë.

Ndryshe, Izraeli nisi një ofensivë ndaj militantëve të Hamasit pas sulmeve të këtyre të fundit më 7 tetor në territoret izraelite. /Telegrafi/

Exit mobile version