Site icon Telegrafi

Hamasi nuk pritet të lirojë sot pengje me shtetësi amerikane

Qytetarët amerikanë sot nuk pritet të jenë pjesë e valës së dytë të lirimit të pengjeve, tha një zyrtar amerikan.

Por, Shtëpia e Bardhë mbetet “me shpresë” se në ditët në vijim tre qytetarët amerikanë do të jenë pjesë e lirimit të pengjeve, raporton cnn.

Lexo po ashtu Izreali sot do të lirojë 42 të burgosur palestinezë - Hamasi do t’i lë të lirë 14 pengje izraelite

“Ne shpresojmë se do të përfshijë tre gra dhe fëmijë me shtetësi të dyfishtë, të cilët janë shtetas amerikanë. Kjo do të ndodhë në ditët në vijim. Ne nuk do të komentojmë për raste individuale pasi procesi është duke u zhvilluar”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Ndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden u tha gazetarëve të premten pasdite se SHBA-ja nuk e dinte se kur do të liroheshin qytetarët amerikanë që mbaheshin peng.

Lexo po ashtu Pesë shkëmbimet më të mëdha të të burgosurve dhe pengjeve mes Izraelit dhe Palestinës

Ai tha se nuk e dinte se kur do të liroheshin tre amerikanët që bëjnë pjesë në kategorinë e grave ose fëmijëve, përfshirë tashmë katërvjeçaren Abigail Edan, por konfirmoi se “pret që kjo të ndodhë”.

Zyrtarët shpresojnë se tre shtetasit amerikanë – dy gra dhe Edani katër vjeçar – do të jenë pjesë e lirimit të negociuar të të paktën 50 grave dhe fëmijëve. /Telegrafi/

Exit mobile version