Në Doha, kryeqyteti i Katarit, nisën negociatat e reja për një armëpushim në Rripin e Gazës, por pa përfaqësues të grupit palestinez Hamas.
Në Doha u takuan përfaqësues të Izraelit si palë në luftë, si dhe ndërmjetës nga SHBA, Egjipti dhe Katari.
Ndonëse në takim nuk ka asnjë përfaqësues të Hamasit, reuters raporton se partnerët e tyre nga Katari do të përcjellin të gjitha informacionet për ecurinë e negociatave dhe do të përcjellin qëndrimin e këtij grupi gjatë bisedimeve.
Kujtojmë se Hamasi nuk pranoi të vijë për shkak të mendimit se marrëveshjet e mëparshme duhet të zbatohen para se të vazhdohet me negociatat për paqen.
“Hamasi është i përkushtuar ndaj propozimit të paraqitur më 2 korrik, i cili bazohet në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe zotimin e presidentit amerikan, Joe Biden, dhe lëvizja është e gatshme të fillojë menjëherë diskutimin e mekanizmit për zbatimin e tij. Shkuarja në negociata të reja i lejon Izraelit të imponojë të reja kushtëzon dhe përfiton një labirint negociatash për të kryer masakra të reja”, shprehu qëndrimin e grupit zëdhënësi i Hamasit, Sami Abu Zuhri.
Negociatat janë të rëndësishme edhe për shkak të raportimeve të mediave botërore se në varësi të suksesit të kësaj përpjekjeje për arritjen e marrëveshjes, Irani do të vendosë nëse do të sulmojë Izraelin.
I gjithë rajoni dhe një pjesë e mirë e botës kanë frikë nga një konflikt i madh mes dy vendeve që besohet se zotërojnë armë bërthamore. /Telegrafi/