Telegrafi

Hamasi mohon se ka refuzuar propozimin e armëpushimit, kritikon Blinkenin

Një zyrtar i Hamasit ka mohuar se grupi militant ka paraqitur ide të reja për propozimin e armëpushimit të mbështetur nga SHBA-ja.

Osama Hamdan i tha Al-Araby TV se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ishte “pjesë e problemit, jo zgjidhja” në konflikt.

linken më herët fajësoi Hamasin për mungesën e një marrëveshjeje, duke thënë se kishte sugjeruar ndryshime të shumta – disa prej të cilave ishin “të pazbatueshme”.

Propozimi fillimisht u përshkrua nga presidenti amerikan, Joe Biden në fund të muajit të kaluar, por deri më tani nuk ka arritur një marrëveshje, raporton skynews.

Lexo po ashtu Hamasi 'kërkon garanci me shkrim nga SHBA' përpara se të bie dakord për marrëveshjen e armëpushimit

E para nga marrëveshja e propozuar trefazore do të ishte një armëpushim që zgjat gjashtë javë, gjatë së cilës Izraeli dhe Hamasi do të negociojnë një përfundim të përhershëm të luftimeve në Gaza, tha presidenti Joe Biden kur përshkroi planin në fund të majit.

Nëse negociatat zgjasin më shumë se gjashtë javë, armëpushimi do të vazhdojë për aq kohë sa duhet për të arritur një marrëveshje, shtoi ai.

Faza e dytë do të përfshinte dorëzimin e pengjeve të mbetura nga Hamasi dhe tërheqjen e Izraelit nga të gjitha forcat e tij nga Gaza.

Ndërsa faza përfundimtare do të ishte rreth një “plani të madh rindërtimi” për Gazën, sipas presidentit. /Telegrafi/