Site icon Telegrafi

Hamasi liroi izraelitët vëlla e motër, gjatë lirimit mësuan se e ëma u është vrarë

Noam dhe Alma Or ishin mbajtur peng në Gazë për plotë 50 ditë.

Ata tërë kohën kishin menduar sesi do të shohin të ëmën pasi t’i lirojnë, megjithatë pasi u liruan mësuan se ëma e tyre ishte vrarë, transmeton Telegrafi.

“Motra ime, nëna e tyre, është vrarë më 7 tetor. Fëmijët nuk e dinin. Kemi menduar se janë rrëmbyer bashkë, por jo, i kanë ndarë nga fillimi”, tha për CNN daja i tyre Ahal Besorai.

Lexo po ashtu Izraeli liron 33 palestinezë të burgosur, një prej tyre rrëfen tmerrin e përjetuar

“Kur kaluan kufirin dhe sërish panë gjyshen dhe vëllain e madh, mësuan se të ëmën nuk e kanë gjallë. Kjo për ta ishte traumatike. Babai i tyre po konsiderohet si i zhdukur, besojmë se mbahet peng në Gazë”, shtoi daja i tyre.

Në anën tjetër Hamasi dhe Izraeli kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e armëpushimit, në këmbim të lirimit të pengjeve tjera si dhe palestinezëve të burgosur në burgjet e Izraelit. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version