Site icon Telegrafi

Hamasi kërkon zgjatjen e armëpushimit – cili është kushti kryesor për arritjen e saj sipas Izraelit

Në momentet e fundit, Hamasi ka thënë se po kërkon të zgjasë armëpushimin me Izraelin, i cili aktualisht do të përfundojë ditën e marte.

Në një deklaratë, Hamasi tha se do të bëjë përpjekje për të rritur numrin e pengjeve të liruara.

Izraeli ka thënë tashmë se pauza në luftime do të zgjatet me një ditë për çdo dhjetë pengje të liruara nga Hamasi, raporton skynews.

Lexo po ashtu Biden tregon se cili është tani synimi i tij kryesor në luftën mes Izraelit dhe Hamasit

Këshilltari i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, Mark Regev, ka pohuar se “në fund të fundit” të burgosurit duhet “të kryejnë dënimin e tyre të plotë” – por se është pjesë e marrëveshjes për t’i liruar ata para kohe.

Sa i përket perspektivës së zgjatjes së kësaj pauze në luftime – e cila do të përfundojë herët të martën në mëngjes –Regev tha se ka një “rrugë të qartë” për më shumë pauzë.

Lexo po ashtu Netanyahu tregon tri synimet e Izraelit në Gaza

“Ka një rrugë të qartë për të zgjatur këtë pauzë humanitare dhe kjo është, natyrisht, që Hamasi të lirojë më shumë pengje”, tha ai, duke iu referuar ofertës së një dite shtese të armëpushimit për çdo dhjetë pengje që liron Hamasi.

Ndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden ka deklaruar sot se po punon fuqishëm për të zgjatur armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit. /Telegrafi/

Exit mobile version