Site icon Telegrafi

Hamasi i hapur për marrëveshje me Izraelin, duan përfundimin e luftës në Gaza

Një zyrtar i lartë i Hamasit ka deklaruar se grupi militant po shqyrton propozime të reja nga ndërmjetësuesit për t’i dhënë fund luftës në Gaza – por ka theksuar se çdo marrëveshje duhet të përfshijë tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga enklava.

Në një fjalim televiziv, Sami Abu Zuhri shtoi se bllokada e udhëhequr nga Izraeli duhet të marrë fund, ndihmat duhet të lejohen pa kufizime dhe pengjet izraelite të shkëmbehen me të burgosurit palestinezë.

“Lëvizja ka konfirmuar se është e hapur për çdo marrëveshje ose ide që i jep fund vuajtjeve të popullit tonë në Gaza dhe arritjen e një armëpushimi të përhershëm, si dhe tërheqjen e pushtimit nga e gjithë Gaza”, tha ai.

Deklaratat nuk sinjalizojnë ndonjë ndryshim në kushtet ekzistuese të fraksionit, shkruan skynews.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ndërkohë, ka përsëritur se lufta mund të përfundojë vetëm kur Hamasi të zhduket.

Dje, ai tha se bisedimet do të vazhdojnë “në ditët në vijim” midis ndërmjetësuesve dhe Hamasit për “të shqyrtuar mundësinë e negociatave dhe përpjekjeve të vazhduara për një marrëveshje”.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë totale në tokat palestineze pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version