Telegrafi

Hamasi goditi me bombë tankun izraelit Merkava 4 – pajisja ushtarake shpërthen në flakë masive

Grupi militant palestinez Hamas ka shkatërruar një tank izraelit Merkava 4 duke hedhur një bombë tek pajisja luftarake përmes dronit.

Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet, apo kur, por videoja e shpërndarë në internet tregon momentin kur tanku izraelit shpërtheu në flakë masive pas goditjes, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, mëngjesin e së shtunës grupi Hamas nisi një sulm me raketa drejt Tel Avivit nga Rripi i Gazës, duke bërë Izraeli t’i hakmerrej me sulme ajrore tek rajoni.

Deri më tani, kanë vdekur 250 izraelitë, sipas raportimeve të fundit, derisa në Gaza humbën jetën 232 palestinezë. /Telegrafi/