Halsey ka vendosur të jetë e sinqertë mbi jetën pas shtatzënisë.
Ajo u bë nënë për herë të parë me të dashurin Alev Aydin më 14 korrik. Të dielën, ylli i popit postoi një seri fotografish në Instagram të foshnjës Ender dhe përfshiu një fotografi të pa filtruar të strijave pas lindjes.
“Epo … Kështu duket,” e titulloi Halsey postimin, i cili gjithashtu u dha fansave një paraqitje të shkurtër të tatuazhit “baby” në pjesën e poshtme të barkut.
“Më në fund një personazh i famshëm që tregon papërsosmëritë pas lindjes në vend të një trupi të përsosur të tonifikuar menjëherë”, shkroi një fans.
Së bashku me fotot e dhomës shumëngjyrëshe të Ender, e zbukuruar me ylber, një qilim në formë margaritar dhe një stol të frymëzuar nga kërpudhat, ata gjithashtu ndanë një fotografi të mrekullueshme të veshur njëjtë me babanë Aydin.
Të Mërkurën, Halsey gjithashtu postoi një fotografi me diell ndërsa ushqente me gji Ender në një park.
Ndryshe, Halsey zbuloi se ishin shtatzënë në janar, duke postuar një seri fotografish ‘topless’, e veshur vetëm me xhinse të gjera për të treguar barkun. /Telegrafi/