Site icon Telegrafi

Halsey ndan një mesazh tepër të fuqishëm për trupin pas lindjes

Foto: Instagram

Këngëtarja dhe kompozitorja amerikane Halsey ka folur në Instagram për presionin mbi gratë që të kthehen në formë menjëherë pas lindjes.

Pas paraqitjes në “Saturday Night Live”, ajo tha se ishte një “ndjenjë e çuditshme” që fansat i tregonin sa mirë dukej në shfaqje.

“Trupi pas gjithë atyre komplimenteve atë natë ishte i veshur me një veshje të personalizuar dhe ishte rregulluar në mënyrë perfekte pas shumë testimeve, kështu që të ndihesha mirë dhe të bëja punën time”, shkroi ajo.


“Unë nuk dua të ushqej iluzionin se keni për qëllim të ndiheni dhe të dukeni ‘shkëlqyeshëm’ menjëherë pas lindjes. Ky nuk është tregimi im aktualisht. Pavarësisht se çfarë bëj, njerëzit do të flasin për trupin tim. Është një simptomë konfuze e të qenit në sy të publikut”.

Lexo po ashtu Halsey shfaq me krenari strijat disa javë pas lindjes

Ajo përshkruan ndjenjat e shkëputjes nga trupi e që nga lindja: “Trupi im është ndjerë si i huaj për një kohë të gjatë. Fotografia e parë në këtë galeri është ditë pasi kisha lindur tashmë. Shumë njerëz nuk e dinë që ju ende dukeni shtatzënë për disa më vonë”.


Halsey shpjegoi procesin e vazhdueshëm të pranimit dhe të jetuarit në trupin e saj ndërsa rimëkëmbet nga mbajtja dhe lindja e një fëmije. “Ende po ndryshon dhe unë po e lejoj. Nuk kam interes të stërvitem tani. Jam shumë e lodhur dhe shumë e zënë duke luajtur me djalin tim të dashur”.

“Unë kurrë nuk do ta kem trupin që kisha para foshnjës pavarësisht se si ndryshon fizikisht, sepse tani kam pasur një fëmijë”, shtoi ajo. /Telegrafi/

 

Exit mobile version