Duket sikur një lloj epidemie e ka përfshirë Hollywood-in, nga ajo lloj që detyron çiftet e lumtura të ndahen. Dhe nuk po flasim për flirte apo romanca të zakonshme, po flasim për lidhje disa-vjeçare.
‘Viktimat’ e radhës që e shpallën publikisht ndarjen janë Halle Berry dhe Olivier Martinez. Çifti është shprehur për revistën “People”: “Me shumë keqardhje themi se do të shkurorëzohemi. Do të ecim përpara me dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin.”
Halle dhe aktori francez, të dy 49-vjeç, janë takuar në 2010-ën në sheshxhirimet e filmit “Dark Tide”, ndërsa u martuan në qershor te 2013-ës dhe në tëtor të po të njëjtit vit sollën në jetë Maceo-n.
Ky është divorci i tretë i aktores. Romanca më e gjatë e saj ka qenë me modelin Gabriel Aubry, me të cilin ka një vajzë 7-vjeçare, Nahla. /Telegrafi/