Telegrafi

Halloween po afron, dhjetë shtëpitë e dekoruara më së miri për natën e frikshme (Foto)

Gjatë javës që vjen, shumë njerëz të maskuar do trokasin nëpër dyer dhe të sfidojnë pronarët nëse duan t’ju mbushin qeset me sheqerka, apo do t’ju pësojë ndonjë lojë e pakëndshme.

Për ta pritur sa më mirë Halloweenin, disa pronarë kanë bërë të pamundurën, që oborret e tyre të jenë sa më të frikshme për 31 tetor, transmeton Telegrafi.

Bored Panda i ka përmbledhur dhjetë prej këtyre ‘shtëpive të pushtuara nga fantazmat’ që janë dekoruara më së bukuri për natën e frikshme.

Derisa në oborrin e një shtëpie duket sikur ka rënë një pjatë fluturuese dhe jashtëtokësorët kanë vdekur, në një tjetër është një kungull mizor që e e ka mbytur tjetrin me pajisjen për prerjen e barit.

Më poshtë mund t’i shihni disa prej këtyre shtëpive, derisa po afron kjo festë, ku të gjithë improvizojnë kostume që të dalin sa më shumë prej vetes. /Telegrafi/