Telegrafi

Haller sfidon Lewandowskin – shënon në pesë ndeshje radhazi, ka 9 gola në Ligën e Kampionëve

Sebastien Haller po vazhdon formën e tij të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve me Ajaxin duke shënuar në ndeshjen e tij të pestë radhazi në këtë garë kundër Besiktas të mërkurën.

Haller, i cili iu bashkua me klubin nga Amsterdami në janar 2020, ishte një dështim i madh te West Ham në Ligën Premier, duke shënuar vetëm 14 gola në 54 paraqitje pas transferimit të tij të madh prej afër 50 milionë euro nga Eintracht Frankfurt.

Por ka qenë një histori ndryshe me klubin e tij të ri. Ai ka shënuar 29 gola në 40 paraqitje për gjigantët holandezë.

Ai shënoi dy herë për Ajax në pjesën e dytë për të kthyer lojën për skuadrën e tij pasi ishin duke humbur nga minuta e 22-të.

Duke gjetur rrjetën, Haller iu bashkua një grupi të famshëm lojtarësh për të shënuar pesë gola në pesë paraqitjet e tyre të para në kompeticionin elitar të Evropës.

Ai u bë lojtari i katërt që e përfundoi këtë sukses, pas Alessandro Del Piero (1995), Diego Costa (2014) dhe Erling Haaland (2019).

Haller aktualisht ka 9 gola, aq sa ka Robert Lewandowski në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Duket që do të jetë një garë e bukur mes sulmuesit nga Bregu i Fildishtë dhe atij polak të Bayern Munich./Telegrafi/