Halle Berry përmes rrjeteve sociale shpeshherë jep këshilla palestre për fansat që e pyesin se si arrin të ketë një linjë seksi të trupit.
Edhe pse ata shpresonin se ishte një magji apo vetëm shkaku i gjeneve, u bë e qartë tani se aktorja investon shumë në përpjekjet për ta parë kaq të mirë.
Këtë herë, 52-vjeçarja preku temën e të ushqyerit dhe dietat që shfrytëzon për t’u dukur në formë të mirë fizike.
“Do të zbuloj se çfarë më mbajti në formë në këto dhjetë vjetët e fundit, se çka ndikoi të jem e shëndetshme dhe përplot energji”, pohoi ajo.
“Po, mirë keni lexuar – Një dietë dhjetëvjeçare pra, mos u bëni merak. Kjo nuk ka lidhje me dietat tradicionale që përfshijnë agjërimin, por është e ndryshme, dietë të ekuilibruar që do të thotë duke shmangur ushqimet që bëhen luftëtarë të trupit tonë të brendshëm. Aq sa i ushqejmë, po aq do të kemi pasoja”, ka shkruar ajo dhe nisi një debat mbi rëndësinë e planifikimit dhe koordinimit të ngrënies me stërvitjet, por edhe varësisë së lëngjeve si dhe ushqimit që e ndihmon të luftoj me depresionin.
Në debat u bashkua me atë dhe trajneri i saj, i cili vuri në vezë, avokado dhe arra, si dhe ushqimet që do të ju japin fuqi të mjaftueshme për çdo stërvitje, por Hale thotë se ende preferon ujë me shije frutash dhe pa shumë kafeinë. Megjithatë, aktorja pranon se nuk mund t’iu rezistojë lëngjeve, por herë pas here disa prej tyre i shijon.
Ajo gjithashtu zbuloi se në shtëpi pothuajse kurrë s’ka patate të skuqura, biskota dhe ushqime të tjera të pashëndetshme, sepse është e vetmja mënyrë që të mos bie në tundim dhe të ushqehet me to. /Telegrafi/