Gjatë xhirimeve të filmave hollivudianë, aktorët ndeshen me ngjarje të ndryshme. Një ngjarje interesante i ka ndodhur aktores Halle Berry, e cila thotë se Pierce Brosnan ia shpëtoi jetën teksa po xhironin filmin e “Die Another Day”, shkruan Rte.ie
Aktori 66-vjeçar ishte duke filmuar në rolin James Bondit përballë bukuroshes Jinx kur iu desh të hidhej në shpëtim në jetën reale.
Pierce fjalë për fjalë u desh të kryente ‘manovrën Heimlich’ – një procedurë e ndihmës së parë ku ushtrohet presion në bark për të hequr një pengesë në rrugët e frymëmarrjes.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Berry përmes një interviste në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, ku edhe tregoi më shumë rreth ngjarjes.
“Unë duhej të dukesha seksi dhe, duke u përpjekur ta joshja atë… përfundova duka pasur ngufatje. Ai u detyrua të çohej dhe ta bënte manovrën e Heimlich. Pra, aspak seksi”, ka rrëfyer aktorja.
Përpos filmit, Halle Berry deklaroi se po e shijon qëndrimin si beqare, por që në të ardhmen pretendon të rastisë në një takim të mirë. /Telegrafi/