Ajo është një ndër aktoret që me të drejt mund të krenohet me linjat trupore edhe në dekadën e pestë të jetës.
Halle Berry së fundi ka zbuluar se ka bërë edhe një vizatim në trup që shtrihet përgjatë gjithë shtyllës kurrizore.
Bukuroshja 52-vjeçare ka vizatuar një rremë të degës me fleta, megjithëse veten e ka cilësuar sirenë të detit.
“Kush thotë se unë nuk jam një sirenë?”, ka pyetur ndër të tjerash aktorja dhe producentja amerikane filmike.
Ndërkohë, ajo kohë më parë ka zbuluar se çka e ka mbajtur në formë përgjatë këtyre vjetëve.
“Do të zbuloj se çfarë më mbajti në formë në këto dhjetë vjetët e fundit, se çka ndikoi të jem e shëndetshme dhe përplot energji”, pohoi ajo.
“Po, mirë keni lexuar – Një dietë dhjetëvjeçare pra, mos u bëni merak. Kjo nuk ka lidhje me dietat tradicionale që përfshijnë agjërimin, por është e ndryshme, dietë të ekuilibruar që do të thotë duke shmangur ushqimet që bëhen luftëtarë të trupit tonë të brendshëm. Aq sa i ushqejmë, po aq do të kemi pasoja”, ka shkruar ajo dhe nisi një debat mbi rëndësinë e planifikimit dhe koordinimit të ngrënies me stërvitjet, por edhe varësisë së lëngjeve si dhe ushqimit që e ndihmon të luftoj me depresionin.
Ndryshe, Berry është duke punuar në projektin më të ri filmik që do të mund ta shohim në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/