Telegrafi

Halle Berry: Shkaku se jam e vetmuar, nuk do të thotë se fle vetëm!

Halle Berry postoi një imazh nga shtrati në llogarinë personale në Instagram.

Ajo përqafoi qenin e saj e madh dhe shkroi, “Vetëm për shkak se jam e vetmuar…nuk do të thotë se fle vetëm!”

Bukuroshja për një kohë të shkurtër ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime dhe komente dhe shumë prej fansave të saj e kanë pyetur se kush e ka fotografuar ndërsa ishte në gjumë.

Në të kaluarën, 51-vjeçarja ka tre martesa dhe dy fëmijë gjersa së fundi mediat e kanë lidhur me Kean Rivers.

Një seri marrëdhëniesh dashurie të pasuksesshme përfshijnë aventurën me Wesley Snipes dhe për herë të parë u martuar në vitin 1992 me yllin e bejsbollit, David Justis.

Lexo po ashtu Halle Berry 51-vjeçare tregon se si po arrin të ketë trup për zili

Herën e dytë u martua me muzikantin e xhazit, Erik Bennett, por kjo martesë nuk zgjati shumë.

Në atë kohë, Halle tashmë ishte bashkuar me aktorin francez Olivier Martinez, me të cilin e bëri filmin “Dark Tide” në Paris.

Megjithëse tha se nuk do të martohej përsëri, Hally u martua me Martinezin më 13 korrik, ku u lindi një djalë. Edhe me këtë nuk e zgjati shumë dhe u nda gjatë verës së vitit të kaluar. /Telegrafi/