Telegrafi

Halle Berry dhe 49 sekondat më të nxehta: Hoqi fustanin, sutienet dhe e zhveshur u hodh në pishinë (Video)

Halle Berry duket se ishte lodhur shumë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, saqë mezi ka pritur të përfundojë dhe të kthehet sa më shpejt në shtëpi.

Aktorja kishte shkëlqyer në evenimentin më të madh të filmit që u zhvillua ditë më parë, me një model të ri flokësh dhe me fustan të gjatë.

Aktorja dukej për mrekulli (Getty Images)

Mirëpo, me të përfunduar spektakli, ajo ka shkuar me shpejtësi në shtëpi dhe ka bërë një zhveshje të shpejtë dhe është hedhur në pishinë.

Lexo po ashtu Ndarja e çmimeve Oscar, ashtu si ndodhi

Berry e ka publikuar një video në rrjetet sociale, e cila e tregon këtë moment, ashtu që i ka mahnitur ndjekësit e saj.

“Pas një spektakli të gjatë çmimesh, femra mezi pret që ta heqë”, ka shkruar aktorja në përshkrimin e videos. /Telegrafi/

Halle Berry ndau çmimin e regjisorit më të mirë që e fitoi Damien Chazelle (Getty Images)