Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, aktualisht është duke shijuar turneun e saj të koncerteve në Amerikë.
Pas këngës “Dua”, të cilën e publikoi muaj më parë, Enca u shndërrua në një ndër emrat më të përfolur të momentit.
Këngëtarja është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale.
Shpesh, Enca ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta dhe përditshmëria e saj.
Jo të rralla janë rastet kur Enca ndan me ndjekësit edhe ndonjë imazh provokues.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive e veshur me një fustan të gjelbër dhe të shkurtër.
Në mbishkrimin e fotografisë ajo ka bërë një provokim për fansat duke shkruar “Halla apo Haram”, shprehje me të cilën i referohet veshjes së saj të ekspozuar në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Ndërkohë, komentet e shumta nuk kanë munguar nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/