Site icon Telegrafi

Haliti s’e di nëse do ta votojë marrëveshjen e demarkacionit (Video)

Pozitë të palakmueshme e ka quajtur anëtari i PDK-së në komisionin për Integrime Evropiane, gjendjen në të cilën gjendet Kosova përpara plotësimit të kushtit të demarkacionit me Malin e Zi.

Diskutimet për këtë çështje, thotë se janë ende të nevojshme, thotë Xhavit Haliti, anëtar i këtij komisioni, raporton KTV.

Ai nuk ka treguar nëse do ta votojë marrëveshjen e Demarkacionit, për çka ka thënë, se duhet ende kohë deri te një e vërtetë, sipas tij, e vetme.

Kurse, deputeti tjetër nga radhët e PDK-së, Bislim Zogaj tha se ne këtë takim përveç komisionit për Demarkacion, duhet të jenë prezentë dhe ekspertë e deputetë, të cilët kanë qenë të zëshëm në kundërshtim të Demarkacionit.

Ndërsa Vjosa Osmani, nga LDK tha se në këtë takim duhet të jetë dhe një listë njerëzish duke përfshirë dhe ekspertë të kësaj fushe, për të pasur një ballafaqim të drejtpërdrejtë.

Komisioni për Integrime Evropiane, po ashtu ka miratuar Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe luftimin e Financimit të Terrorizmit, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Exit mobile version