Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka shprehur për Radion Evropa e Lirë se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi është politizuar skajshmërisht.
“Tani, ne kemi hyrë në një fazë të re. Ndoshta opozita ka menduar që ‘ja , po e bëjmë një revolucion të vogël dhe po hymë në zgjedhje, sepse po e kërkojmë ne’. Ndërsa, pushteti ka një qëndrim krejt tjetër. Çështja e Demarkacionit nuk është dhe nuk duhet të lidhet as me zgjedhjet e reja, as me interesat e ngushta të lidershipit e as me interesat partiake në Kosovë. Ajo është çështje, e cila duhet të bëhet, por duhet të bëhet mirë, të analizohet dhe studiohet mirë dhe duhet të sillet në Kuvend për tu votuar”. theksoi Haliti.