Xhavit Haliti, kandidat për deputet nga lista e PDK-së, është takuar sot me gratë e Komunës së Pejës.
Me këtë rast, Haliti ka premtuar se PDK do të angazhohet për fuqizimin e mëtejme të rolit të gruas në shoqëri.
“Gratë janë shtyllë e fortë e familjes, shoqërisë dhe shtetit. Ato u angazhuan dhe kontribuan shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.
“PDK do të angazhohet për fuqizimin e mëtejm të rolit të gruas në shoqëri”, ka thënë Haliti.