Telegrafi

Haliti është i bindur se demarkacioni do të shkojë në Arbitrazh

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, ka shprehur bindjen se Demarkacioni do të përfundojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

“Unë po besoj, meqë kjo çështje është shtyrë shumë, do të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Megjithatë, ende varet se sa do të mundim t’i bindim qytetarët. Në Arbitrazh nuk do të ketë shumë ndryshime”, ka thënë ai për televizionin publik.

Kurse, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, është shprehur i bindur se kjo çështje nuk do të shkojë në Arbitrazh, sepse do ta kalojnë në Kuvendin e Kosovës pasi vija e kufirit është në rregull.

Edhe Kadri Veseli më parë ka deklaruar se Demarkacioni nuk do të shkojë në Arbitrazh ndërkombëtar, por do të kalojë në Kuvendin e Kosovës.