Kryetari i PDK-së dega në Pejë Xhavit Haliti ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga aktivistë të kësaj partie në Pejë.
Sipas njoftimit për media, përmes këtij aktiviteti u prezantuan edhe dhjetëra aderime ku Haliti u dëshiroj mirëseardhje duke ju garantuar hapësirë dhe gjithë mbështetjen e PDK-së.
Haliti para të pranishmëve theksoj se dekada e re si platformë politike po merr formë edhe në Pejë ashtu siç tha ai që po merr formë në gjithë Kosovën./Telegrafi/