Telegrafi

Halimi: Jemi duke i bërë përgatitjet që procesi zgjedhor të shkojë mirë

Kryeshefi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Enis Halimi, ka thënë për Telegrafin, se janë në vlugun e përgatitjeve për  procesin e zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.

Sipas tij, KQZ-ja  së bashku me sekretariatin, po bënë përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e këtij procesi.

“Jemi në përmbylljen e këtyre përgatitjeve, që me 11 qershor të jemi të gatshëm. Ajo çka ka qenë sfiduese për zgjedhjet është koha e shkurtër për organizimin e një procesi zgjedhor, i cili është operacioni më i madh civil në nivel të Republikës, në një kohë të caktuar”, ka theksuar ai.

Sipas tij, afati i shkurtër është sfidë në kuptim të procedurave tenderuese për furnizimin me materiale./Telegrafi/