Telegrafi

Halilovic mund t’i bashkohet gjigantit italian

Sulmuesi kroat, Alen Halilovic mund të përfundoi në Serie A.

Pasi fillimisht u mendua një rikthim i tij në La Liga, gjërat tanimë kanë ndryshuar.

Kroati i talentuar ka qenë i huazuar në Hamburg, por që nuk ka arritur të ambientohet me futbollin gjerman.

Kësisoj së fundmi në garë është futur Roma që kërkon huazimin e Halilovicit me të drejtë blerje.

Dy skuadrat Roma dhe Barcelona tani janë në bisedime të avancuara për talentin kroat.

20-vjeçari gjithashtu po kërkohet edhe nga disa skuadra spanjolle si Betis, Espanyol dhe Malaga. /Telegrafi/