Agjenti i talentit të Barcelonës, Alen Halilovic, ka konfirmuar se klienti i tij është shumë “afër” që t’i bashkohet Valencias në formë huazimi për sezonin e ri.
19-vjeçari, i cili u transferua te Barça në vitin 2014, sezonin e kaluar ishte i huazuar te Sporting Gijoni, ndërsa për sezonin e ri ai do të veshë fanellën e Valencias.
“Unë kam mësuar se ka pasur bisedimet të gjata [mes Barcelonës dhe Valencias] dhe ata janë shumë afër që të arrijnë një marrëveshje”, ka thënë Zoran Stojadinoviq për COPE.
“Valencia është ekip i madh që luan futboll të mirë. Unë padyshim se do t’ia rekomandoja këtë ekip”.
https://www.youtube.com/watch?v=oI6Y51CluiI