Telegrafi

Halilaj shtyn festimet e fitores në Kukës: Bashkohemi me zinë kombëtare në Kosovë

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Kukësit në zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura dje, Albert Halilaj njoftoi sot mbështetësit e tij se festimet për fitoren e tij në këto zgjedhje do të mbahen nesër në respekt të ditës së zisë kombëtare në Kosovë për vrasjen e efektivit të Policisë, Afrim Bunjaku.

“Duke u bashkuar me zinë kombëtare me vëllezërit tanë në Kosovë, njoftojmë që festimet për fitoren historike të bashkisë Kukës, nuk do zhvillohen sot por një ditë tjetër. Në krah të Kosovës përballë terroristëve! Kosova ime, edhe kur është plagë, është veç Europë”, shkruan Halilaj në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Përfundon procesi i numërimit në Kukës, fiton socialisti Albert Halilaj

Më herët, kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Kukës, Albert Halilaj shpalli fitoren, ndërsa po vijon procesi i numërimit në kutitë e fundit.

Halilaj kryeson me mbi 5 mijë vota ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë”, Emri Vata. /Telegrafi/