Site icon Telegrafi

Halil Budakova me film të ri

Aktori edhe regjisori Halil Budakova ka paralajmëruar një projekt të ri filmik. Këtë herë jo i vetëm, por në bashkëpunim me regjisorë të huaj.

Siç bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së, bëhet fjalë për një film të metrazhit të gjatë me një tematikë historike, duke u nisur nga lashtësia e deri në luftën e fundit në Kosovë. Filmi është koproduksion në mes të Italisë, Kosovës, Shqipërisë dhe Zvicrës.

Këto ditë, në Kosovë po qëndron edhe producenti italian Filmon Aggujaro i cili tashmë është i gatshëm për realizimin e filmit. Ndërsa, ndërmjetësues i këtij projekti është Adrijan Villa.

“Momentin kur jam takuar me Adrianin, ka lind edhe ideja, i cili më shpalosi edhe planin, dhe më njohu me regjisorin Halil Budakova. Në atë moment më bënë të ditur edhe për projektin, në të cilin u dashurova që në momentin e parë. Para se të vija në Kosovë, sigurisht që u informova për Budakovën, dhe e pash që ka kapacitete të mëdha për një plan të tillë. Edhe skenari më pëlqeu shumë kështu që erdha në Kosovë. Kjo është e treta herë që vijë këtu, dhe shpresoj që nuk do të jetë e fundit” për KTV-në.

Ndryshe, Budakova bëri të ditur diçka rreth skenarit të filmit, në të cilin do të luajnë aktorë shqiptar dhe të huaj.

Filmi me titull pune “Varri i hapur”, parashihet të kushtojë rreth një milion e njëqindmijë euro. Ndërsa, Budakova bëri të ditur që për mbështetje do të konkurrojë edhe në Qendrën Kinematografike të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version