Një rast kanosje ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë, bënë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.
Sipas policisë viktima mashkull kosovar ka raportuar se i është hakuar profili i rrjetit social Facebook.
Sipas ankuesit pas disa ditësh është njoftuar se ndaj tij është porositur edhe vrasja.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërkaq rasti vazhdon të jetë nën hetime. /Telegrafi/