Telegrafi

“Hakmarrje”, një baladë nga Vjollca Haxhiu dhe Xeni (Video)

Vjollca Haxhiu dhe Shkëlzen Jetishi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre, të cilin e kanë realizuar me videoklip.

Kënga mban titullin “Hakmarrje” dhe është një baladë që padyshim se do të pëlqehet nga fansat e dy këngëtarëve.

Nexhat Mujovi – Virusi e ka bërë muzikën dhe orkestrimin e kësaj kënge me tekst të Ilir Beranit.

Projekti është prodhim i produksionit EmraCom. /Telegrafi/