Nënshkrimi i Kylian Mbappes me Real Madridin është më afër se kurrë, ku francezi pritet të lëvizë këtë verë.
Paris Saint-Germain ende nuk ka dhënë përgjigje për ofertën në vlerë prej 180 milionë eurosh, që ka arritur ditë më parë nga Real Madridi.
Një nga emrat e parë që shfaqet si përgjigje ndaj këtij transferimi është ai i Erling Haaland.
Pas lëvizjeve të Lionel Messit, Cristiano Ronaldos dhe Kylian Mbappe këtë verë, Haaland mund të jetë i ardhshmi që mund të bëjë lëvizjen e madhe.
PSG do ta shihte këtë lëvizje si një rast për tu hakmarrë ndaj Real Madridit, duke prishur ëndrrën e Florentino Perezit për të parë Haaland dhe Mbappe në “Santiago Bernabeu” në vitin 2022.
PSG thuhet se është futur në bisedime për Haaland, pasi ata kërkojnë të mbushin “zbrazëtinë” e mbetur në skuadrën e tyre me largimin e Mbappes, edhe pse kanë një skuadër plot yje në sulm me Messin dhe Neymarin që i prin.
Norvegjezi ka qenë përparësia e Real Madridit për verën e ardhshme dhe ata kanë kohë që kanë bërë planin për dyshen Haaland – Mbappe. Klubi beson se lojtari ka të njëjtat dëshira, por përfshirja e PSG -së mund të ndryshojë gjërat. /Telegrafi/