Zlatan Ibrahimovic dëshiron hakmarrje ndaj trajnerit Pep Guardiola – ka bërë të ditur agjenti i tij, Mino Raiola.
34-vjeçari pritet t’i bashkohet Manchester Unitedit si transfer i lirë, meqenëse do të mbetet pa kontratë me Paris Saint-Germainin në fund të këtij muaji.
Nga ana tjetër, strategu spanjoll do ta drejtojë rivalin e Djajve të Kuq, Manchester Cityn, ndërsa “hasmëria” mes tyre daton nga koha kur të dy ishin te Barcelona.
“Mendoj se ai do hakmarrje ndaj Guardiolas… Duket se fati do ta bëjë që të ndodhë”.
“Njëri nga opsionet është shkuarja ën Ligën Premier, por derisa të vazhdojë Suedia në Evropian, nuk do të ketë një vendim”, ka deklaruar Raiola për Marca. /Telegrafi/