Telegrafi

Hakmarrja e çiklistit: Deri më tani kam denoncuar 300 vozitës idiotë

Shumë herë kemi qenë dëshmitarë të sjelljeve të vrazhda të drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë përdoruesit e tjerë të rrugës.

Biçikletat nuk janë të preferuara në trafik, shpesh për shkak të gjërave që bëjnë vetë, por shpeshherë janë edhe viktima të shoferëve arrogantë.

Këtë e dëshmon historia e 49-vjeçarit James Taylor nga Bristol, një qytet në Angli, i cili prej 17 vitesh shkon në punë me biçikletë.

Gjatë asaj periudhe ai hasi në shumë shoferë të pakulturuar dhe pasi e aksidentoi një në vitin 2018, filloi një fushatë hakmarrjeje, raporton dailyexpress.

Ai ka vendosur një kamerë në biçikletë dhe ka filluar të regjistrojë të gjitha veprimet e paligjshme të shoferëve të veturave.

“Deri tani kam denoncuar 300 idiotë! Kjo nuk është histori “ne apo ata”, këta janë shoferë të paskrupull që na terrorizojnë ne normalët. Unë kam qenë dëshmitar në gjykatë tashmë pesë herë dhe kjo nuk është problem për mua, përkundrazi”, thotë James.

Edhe pse shumë njerëz, veçanërisht çiklistët e shohin si një hero, të tjerë janë të tmerruar nga hobi i tij dhe mendojnë se ai është një person që kërkon vetëm vëmendje. /Telegrafi/