Silvio Berlusconi është fotografuar duke mbajtur për dore të dashurën e tij të re, ndërsa besohet se këtë veprim e ka ndërmarrë si hakmarrje ndaj ish të fejuarës së tij.
Ish-kryeministri italian dhe Marta Fascina janë parë duke ecur dorë për dore në Sardinia, ndërsa lajmi kishte bërë bujë ne mediat italiane për shkak të diferencës së madhe në moshë.
Mirëpo, spekulohet se 83-vjeçari ka dashur që fotografitë pranë 30-vjeçares të publikohen, si shenjë hakmarrjeje ndaj ish-partneres së tij, Francesca Pascale, me të cilën ka qenë në lidhje afatgjate.
35-vjeçarja Francesca kishte kryesuar titujt në mediat italiane, pasi që ishte fotografuar duke u puthure me këngëtaren Paola Turci në një jaht, ndërkohë që ishte e zhveshur në pjesën e sipërme.
Fotografitë e Berlusconi janë publikuar vetëm disa ditë, pasi ish-e fejuara e tij u bë kryetemë në faqet rozë.
Sipas gazetës Il Messaggero, ish-pronari i Milanit ia kishte lejuar vetes që “të befasohej” nga paparacit për të treguar se edhe ai është në lidhje me dikë. /Telegrafi/