Filmi “Avengers: Age of Ultron” ka ruajtur pozitën e parë në ‘box office’ me përfitime prej 77 milionë dollarësh në fundjavën që lamë pas.
Ky film ka filluar shfaqjen vetëm para dy javësh dhe tashmë ka arkëtuar 264 milionë dollarë duke u bërë debutuesi më suksesshëm.
Në vend të dytë këtë vikend u rendit “Hot Pursuit” (13.3 milionë dollarë), derisa vendin e tretë e zuri “Agen of Adaline” (5.6 milionë dollarë).
Me përfitime prej 5.2 milionë dollarësh, “Furious 7” vazhdon të shikohet, kurse top-pesëshin e mbyll “Paul Blart: Mail Cop 2” (5.1 milionë dollarë).
Dhjetë filmat më të shikuar në SHBA dhe Kanada në fundjavën që kaloi:
- Avengers: Age of Ultron – 77.2 milionë dollarë
- Hot Pursuit – 13.3 milionë dollarë
- The Age of Adaline – 5.6 milionë dollarë
- Furious 7 – 5.2 milionë dollarë
- Paul Blart: Mall Cop 2 – 5.1 milionë dollarë
- Ex Machina – 3.4 milionë dollarë
- Home – 3 milionë dollarë
- Woman in Gold – 1.6 milionë dollarë
- Cinderella – 1.5 milionë dollarë
- Unfriended – 1.4 milionë dollarë
/Telegrafi/