Telegrafi

Hakimi: Në verë do të marr një vendim të madh

Huazimi i Achraf Hakimit në Borussia Dortmund përfundon në fund të edicionit dhe lojtari e di që do të marr një vendim të madh për të ardhmen. 

Achraf kishte qenë në formën të mirë te Dortmundi në sezonin 2019/20, por shpërthimi i coronavirusit e ndali paksa.

“Kontrata ime me Real Madridin ? Agjenti im është përgjegjës për të”.

“Nuk e di sa ka mbetur. Jam krenar për atë që po bëj”.

“Në qershor do të më duhet të marr një vendim dhe do të jetë një hap i madh në karrierën time”.

“Unë nuk kam pasur asnjë kontakt me Real Madridit rreth vitit të ardhshëm”, ka thënë ai.

Hakimi thotë se në Gjermani situata është më qetë se në shumë vende, ndërsa shton se Bundesliga mund të kthehet më 9 maj. /Telegrafi/