Telegrafi

Hakimi: Interi ka krijuar një projekt të shkëlqyeshëm, Conte ishte afër Real Madridit

Mbrojtësi i Interit, Achraf Hakimi ka thënë se Nerazzurët kanë krijuar një projekt të shkëlqyeshëm dhe zbuloi që Antonio Conte ishte më parë afër bashkimit me Real Madridin.

Hakimi mbërriti te Interi verën e kaluar dhe ka ndihmuar klubin të merrte Scudetton e tyre të parë në 11 vjet.

Reprezentuesi i Marokut është i njohur kryesisht për ritmin e tij të lartë dhe aftësitë sulmuese, por 22-vjeçari pranoi se Conte e bëri atë të punojë në mbrojtjen e tij.

Lexo po ashtu Conte: Interi më besoi mua dhe e gjeti rrugën te triumfi

“Inter ka krijuar një projekt të shkëlqyeshëm për të fituar këtë kampionat dhe unë jam shumë krenar që kam qenë në gjendje të ndihmoj për të bërë historinë e klubit”, ka thënë fillimisht Hakimi për Onda Cero.

“Conte më ka vënë të punoj në mbrojtje dhe e vlerësoj shumë, sepse jam përmirësuar”.

Lexo po ashtu Hakimi tregon arsyen e vërtetë se përse u largua nga Real Madridi

“Ai është një trajner kërkues që punon shumë në taktika. Ai më tha se ishte afër nënshkrimit për Real Madridit, por më pas negociatat u ndërprenë”, përfundoi mbrojtësi i Interit.

Ish-mbrojtësi i Los Blancos ka kontribuar me shtatë gola dhe tetë asistime në 41 ndeshje për Nerazzurrët këtë sezon. /Telegrafi/