Telegrafi

Hakimi huazohet për dy vjet te Dortmundi

Achraf Hakimi (Foto: Getty Images)

Borussia Dortmundi e ka kompletuar transferimin e Achraf Hakimit nga Real Madridi në formë huazimi dyvjeçar.

Mbrojtësi i krahut ishte pjesë e Marokut në Kampionatin Botëror dhe ishte startues në të gjitha ndeshjet grupore, aq sa edhe luajti kombëtarja e tij.

19-vjeçari rrjedh nga Akademia e të rinjve të Realit, ndërsa në edicionin e kaluar regjistroi nëntë paraqitje në La Liga nën drejtimin e Zinedine Zidane.

Momenti i nënshkrimit (Twitter/BVB Buzz)

“Achraf Hakimi është një mbrojtës krahu i ri, shumë dinamik që ka luajtur në nivel shumë të lartë te Real Madridi dhe ekipi kombëtar i Marokut”, ka thënë drejtori sportiv i BVB, Michael Zorc.

Lexo po ashtu Lajmet për Achraf Hakimin

Krahas ndeshjeve në kampionatin spanjoll, në edicionin e kaluar, futbollisti i ri zhvilloi pesë ndeshje në Kupën e Mbretit dhe dy në Ligën e Kampionëve.

Ai do t’i bashkohet skuadrës së Dortmundit gjatë stërvitjeve parasezonale në SHBA që do të zhvillohen ndërmjet 18 dhe 26 korrikut.

Pritet të shihet se si do ta zhvillojë lojën e tij Hakimi në kampionatin gjerman. /Telegrafi/