Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka reaguar ndaj disa deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të bëra sonte në një televizon.
Kryeministri Rama ka thënë se është ndjerë i lënduar nga deklaratat e anëtarëve të VV-së për rrëzimin e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Rama gjithashtu ka thënë se deklaratat e Abazit për lidhje me oligarkët kanë qenë më të rëndat.
Abazi i është përgjigjur menjëherë kryeministrit Rama, përmes një postimi në Facebook, duke thënë se “të thuhet se Shqipëria nuk ka oligark është njësoj si të thuhet se Shqipëria nuk ka det”.
Postimi i plotë i Abazit:
“Të thuhet se Shqipëria nuk ka oligark është njësoj si të thuhet që Shqipëria nuk ka det. Nuk e kuptoj fyerjen dhe injorancën e Kryeministrit Rama.
Realiteti nuk është sajesë ashtu siç nuk është sajesë varfëria e shqiptarëve, ashtu siç nuk është sajesë fakt që me qindra e mijëra shqiptarë kanë ikur nga kjo politikë e injorancës dhe përbuzjes.
Veriu i Kosovës në gjendjen e keqe është qe nga 1999 dhe përkundrazi është hera e parë që ne kemi vepruar edhe në veri edhe në Luginë.
Rama poashtu tha se nuk ka te arrestuar, por e verteta është se ka njerez të arrestuar- e vërteta nuk ngulfatet nga patronizimi dhe injoranca e as me ekonomizimin me të vërtetën po as me ngjyrat që shkarravisin mbi të zezat”(sic.), ka shkruar Abazi. /Telegrafi/