Site icon Telegrafi

​Haki Abazi kërkon rigjykim të dekretit për emrin e mandatarit

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka reaguar pasi që Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar sot Aktgjykimin e plotë lidhur me vendimin e marrë për dekretin e presidentit, Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Abazi ka thënë se aktvendimi është i falsifikuar, ndërsa ri- rigjykimi është më e pakta që duhet të ndodhë, transmeton Telegrafi.

“Jeni duke e testuar fundin e durimit dhe tolerancës, njoftimi i gjykatës kushtetuese është skandaloz e antikushtetues ndërsa aktvendimi është i falsifikuar – rigjykimi është më e pakta që duhet të ndodhë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar sot Aktgjykimin e plotë lidhur me vendimin e marrë për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetueses thuhet se dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën. /Telegrafi/

Exit mobile version