Site icon Telegrafi

Hakeri nga Islanda i vjedh para një shtetasit të Maqedonisë përmes sistemit kompjuterik

G.O. (22) nga Islanda është i dyshuar nga MPB për dëmtim dhe hyrje ilegale në sistemin kompjuterik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Hetimi ndërkombëtar ka zbuluar se ai më 20 prill të këtij viti në mënyrë ilegale ka hyrë në e-mail komunikimin, ka përgatitur faturë të falcifikuar dhe me ndryshim të të dhënave bankare, ka krijuar para me vlerë 4.725 euro të paguara nga ana e T.D. (45) nga Ohri.

Paratë në vend se të arrijnë në llogarinë e partnerit të tij nga Republika e Serbisë, janë paguar në llogarinë bankare të të dyshuarit.

Policia është duke punuar rreth rastit dhe në ditët në vijim, rasti do të sqarohet i plotë. /Telegrafi/

Exit mobile version