Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu ka konfirmuar se ka rezultuar negativ të testet e bëra për coronavirusin e njohur si COVID-19.
Milani ishte duke vuajtur kohëve të fundit pasi disa lojtarë të rregullt të formacionit rezultuan pozitiv në testet për coronavirus.
Njëri nga ta ishte edhe ylli turk, Calhanoglu, i cili ka rezultuar mungesë e madhe për Milanin në ndeshjet e fundit.
Megjithatë, ai është rikuperuar nga COVID-19 dhe tani do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të kërkuara mjekësore para se të kthehet në stërvitje me pjesën tjetër të grupit.
Është vet ylli turk që postoi një mesazh në Instagram për të konfirmuar se ai ka dalë negativ.
“Unë jam kthyer”, ishte mbishkrimi i Calhanoglu në postimin e tij së bashku me një fotografi. /Telegrafi/