Ishin rivale për titull deri tri xhiro para fundit të kampionatit, por në fund ajo që festoi ishte skuadra nga Drenasi.
Hajvalia ka bërë një gjest shumë të mirë duke e uruar për titullin e kampionit skuadrën nga Drenasi, Feronikeli.
‘Nikli’, ka arritur të shpallet për herë të dytë radhazi kampione e Kosovës.
“Kryesia e Hajvalisë dhe gjithë skuadra dëshiron ti shprehë urimet më të sinqerta Feronikelit për fitimin e titullit të dytë kampion.Ishte një edicion i gjatë dhe një garë e ngushtë mes dy klubeve por në fund ishte Feronikeli që ia doli qëllimit dhe në mënyrën më sportive i gjithë klubi i Hajvalisë e uron për këtë sukses”.
“Ç’është më e rëndësishmja ky edicion po mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kjo është ajo që na gëzon të gjithëve”.
“Kryesia e klubit shprehë mirënjohje të veçantë edhe për të gjithë futbollistët e Hajvalisë, stafin, tifozët dhe të gjithë ata që kanë qenë të infiltruar sivjet dhe përfundimin në vendin e dytë e cilëson sukses të madh”, thuhet në urimin e Hajvalisë. /Telegrafi/