Skuadra e vetme kosovare që këtë vit ka marrë pjesë në garat evropiane është Hajvalia.
Kryeqytetaset janë përballur me gjigantin portugez Benficën dhe kanë humbur me rezultat të thellë 9-0, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve.
Kjo ndeshje ishte në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve që është zhvilluar në Eschede të Holandës.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 3-0 për Benficën me golat e shënuara në Silvia Rebelo në minutën e tetë derisa Marta Cintra realizoi dy gola të tjerë në të 15-tën dhe 43 për 3-0.
Në pjesën e dytë vashat e skuadrës portugeze realizuan edhe gjashtë gola të tjerë.
Marta Tricka kompletoi het-trickun në minutën e 59-të, derisa golat e tjerë u shënuan nga Jessica Silva (48′), Ana Vitoria (58′), Andreia Norton (63′), Cloe Lacasse (64′) dhe Lucia Alves (90’+2).
Benfica në raundin e tretë pret fituesin e duelit mes Twente dhe Anenii Noi. /Telegrafi/