Site icon Telegrafi

Hajvalia – Feronikeli, hapin javën e 11-të në elitë

Ndeshja mes Hajvalisë dhe Feronikelit do të jetë e para për javën e 11-të në elitën e futbollit kosovar.

Përderisa kjo ndeshje vitin e kaluar luhej për titullin e kampionit, këtë vit dy skuadrat janë me objektiva të ndryshme.

Hajvalia është në krizë të rezultateve dhe ndodhet në pozitat e fundit në tabelë, ndërsa Feronikeli vazhdon të mbetet në garë për titullin e kampionit.

Kampionët në fuqi të Kosovës, Feronikeli llogaritet favorit në letër për këtë përballje, mirëpo vendasit kanë ditur t’i shkaktojnë telashe ekipeve të mëdha.

Gjithsesi kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin e Kizhnicës me fillim nga ora 14:00. /Telegrafi/

Exit mobile version